Shorti i 1/8 të kupës së Serbisë i vuri përballë ekipin e Crvena Zvezdës dhe Trepçës.
Megjithatë, vëmendja kryesore shkoi tek vendi se ku u vendos të luhej, në Zveçan. Vetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi deklaroi dje për Indeksonline se kjo është kundër rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s dhe ftoi të gjitha institucionet përkatëse të mirren me rastin.
Ndërsa, sot duket se kjo ndeshje do të ndërrojë lokacion dhe do të zhvillohet me shumë gjasa në Beograd.
Mediumi serb “Kurir” sot doli me njoftim ku tha: ” Bllokadë Zvezdës për ndeshjen në Zveçan: Dueli ndërmjet Cërvena Zvezdës dhe Trepçës në kuadër të Kupës së Serbisë është mision i pamundur në Kosovë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.