×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje me finish dramatik, Celina dhe Nuhiu momentet më interesante i shijuan nga banka rezervë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 18:05

    Sheffield Wednesday luajti me Swansean në kuadër të Championship me ndeshjen që përfundoi baras 2-2


    Atdhe Nuhiu dhe Bersant Celina, që të dy startuan për skuadrat e tyre, por në pjesën e dytë u zëvendësuan dhe nuk patën mundësi që të jenë në fushë në minutat e fundit ku edhe u shënuan dy gola, shkruan Reporteri.net

    Sheffieldi shënoi për 2-1 në minutën e 91-të, ndërsa Swansea barazoi rezultatin në minutën e 96-të.

    Në këtë takim, Nuhiu ishte në fushë për 66 minuta, ndërsa Celina luajti 82 minuta.

    Të dy patën paraqitje relativisht të mirë, me mesfushorin e Kombëtares së Kosovës që pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar nga distanca.

    Kujtojmë, që Nuhiu e Celina janë të ftuar nga Kosova për ndeshjet shumë të rëndësishme që luhen ndaj Çekisë dhe Anglisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!