Liga e futbollit elitar në Danimarkë ka marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit këtë fundjavë, pasi që në një ndeshje atje hyri në lojë një ndihmëstrajner 40-vjeçar dhe i befasoi të gjithë duke e shënuar një supergol.
Henrik Hansen kishte luajtur për Odense BK mes viteve 2008 dhe 2011 dhe tani shërben si ndihmëstrajner i parë për Jakob Michelsen te klubi danez.
Megjithatë, ai është në dispozicion të Michelsen edhe nëse atij i duhet një lojtar. Pikërisht një gjë e tillë ndodhi të premten në mbrëmje në ndeshjen kundër klubit të radhitur në pozitën e dytë në tabelë, FC Copenhagen.
Ai hyri në ndeshje në minutën e 84-të, kur skuadra e tij po humbte me rezultat 2:1. Por, vetëm dy minuta më vonë ai arriti ta barazojë rezultatin përmes një supergoli.
Mesfushori veteran Hansen arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij nga kjo ndeshje, si dhe u bë njëri ndër lojtarët më të moshuar që ka shënuar gol në ligën daneze.
?? Henrik Hansen retired in 2015 and is now assistant manager at Odense.
Yesterday, he pulled the boots back on in a friendly against FC København and produced this monster. ?
?: @SC_ESPN pic.twitter.com/WAFnoW1YeT
— FotMob (@FotMob) May 23, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.