Skuadra italiane, AC Milan është e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar të Empolit i cili është duke u kërkuar nga klube të mëdha Evropiane, përcjell Reporteri.net.
Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili është duke u kërkuar edhe nga kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City
Anën tjetër, priten ndryshime interesante në mesfushën e Milanit për sezonin e ardhshëm. Franck Kessie do të largohet ndërsa Tommaso Pobega dhe Yacine Adli do të kthehen nën urdhrat e Stefano Piolit.
Lojtari shqiptar shihet si zëvendësues i Kessie, por drejtuesit po kërkojnë të shtojnë një tjetër mesfushor mbrojtës në radhët e tyre.
Sandro Tonali është detyruar të luajë një numër të madh ndeshjesh këtë vit, sepse Tiemoue Bakayoko ka dështuar shumë kur iu dha shansi.
Francezi mund të kthehet në Chelsea në fund të sezonit me AC Milan duke punuar për të nënshkruar me Kristjan Asllani nga Empoli.
Asllani ka qenë një nga surprizat më të mëdha të Serisë A këtë sezon. Mesfushori shqiptar 20-vjeçar është kthyer në një lojtar kyç për Empolin pavarësisht moshës së tij të re. Kristjan ka bërë edhe dy paraqitje me kombëtaren shqiptare. Mesfushori i ri mbrojtës po tërheq shumë vëmendje me paraqitjet e tij.
Klube të rëndësishme evropiane si Interi, Juventusi dhe Manchester City po monitorojnë Kristjan Asllanin.
Rossonerët janë të vetëdijshëm për interesin e lartë për Asllanin dhe po punojnë paraprakisht për të shmangur konkurrencën e Manchester Cityt veçanërisht raporton gazetari Alfredo Pedulla.