×
  • Sport
  • Sport

    Ndodh edhe kjo: Humbin ndeshjen me rezultat zyrtar, pasi ishin të ftuar në dasmën e bashkëlojtarit

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 22:18

    Një skuadër e futbollit në Rumani kanë humbur ndeshjen e tyre të fundit në mënyrë që të gjithë të shkojnë në dasmën e shokut të tyre të skuadrës.


    Poiana Mare, e cila luan në nivelin e katërt të futbollit rumun, duhej të luante kundër CS Carcea por ndeshja dështoi të zhvillohej.

    Mare kërkoi që loja të rizhvillohej, por pasi kundështari refuzoi propozimin e tyre, ndeshja u regjistrua me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Carcea, përcjell lajmi.net.

    Duke postuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi shkroi: “Sot është një ditë e rëndësishme për kolegun dhe mikun tonë Deliu Ionuț dhe zgjedhjen e zemrës së tij Diana, ata zgjodhën të nënshkruajnë kontratën e jetës dhe të martohen!”.

    Kjo është një nga gjërat më të rralla që kanë ndodhur në futboll padyshim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!