Se futbolli kosovar është i vakive kjo është dëshmuar edhe shumë herë të tjera, por kjo çfarë ka ndodhur me klubin e Kikës është e çuditshme.
Ekipi nga Hogoshti sot po zhvillon ndeshjen ndaj Vëllaznimit, teksa po lufton të sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë.
Por në procesverbalin e lojës, te klubi mysafir figurojnë vetëm 14 futbollistë nga 18 sa duhet.
11 prej tyre luajnë nga fillimi, ndërsa tre të tjerë janë në stol, me njërin prej tyre që është portier.
Trajneri i Kikës do të ketë në dispozicion vetëm dy zëvëndësime, eventualisht tre nëse portieri i parë pëson ndonjë lëndim.
Mbetet shqetësuese organizimi i dobët nga ana e klubeve kosovare, ndërsa kjo çka mund të shihni në foton e mëposhtme, nuk është dëgjuar më parë.
Ndryshe, Vëllaznimi është duke udhëhequr pas pjesës së parë 1-0 me golin e Lorik Rudit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.