×
  • Sport
  • Sport

    Ndodhi vitin e kaluar, por video u publikua vetëm dje: Futbollistes i bie hixhabi, koleget mblidhen për ta mbuluar

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 8:52

    Një ekip futbollistësh femra janë duke u vlerësuar për mirësinë dhe dhembshurinë e tyre pasi ndaluan në mes të lojës për t’u mbledhur rreth koleges së tyre të cilës i kishte rrëshqitur hixhabi.


    Kjo kishte ndodhur gjatë një ndeshje të Kampionatit të Klubeve të grave WAFF në  tetorit e vitit 2018 në Jordan.

    Lojtaret e ekipit kundërshtar shpejt u mblodhën rreth futbollistes, duke ndaluar lojën për gati 30 sekonda, në mënyrë që ajo të mund të rregullojë flokët në intimitet.

    Videoja e momentit prekës është bërë virale, pasi u nda në Twitter, ku është shikuar më shumë se 4.4 milion herë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!