×
  • Sport
  • Sport

    Ndryshimet në Champions, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 20:41

    Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur ndër të tjera për të ardhmen e kompeticionit më të rëndësishëm në arenën botërore për klubet, Champions League.

    “Kemi kompeticionin më të mirë në botë prej shumë kohësh. Për momentin nuk e dimë kur dhe nëse do të aplikohen modifikime. Kështu që ata të cilët kritikojnë çdo ditë, duhet të nisin të kujdesen për futbollin në vendet e tyre. Jam i sigurtë se nuk ka asgjë për të kritikuar”, deklaroi Ceferin për “Associated Press”.

    “Për të ardhmen, sapo kemi dakordësuar të vazhdojmë një tjetër cikël të kompeticionit europian 2021-2024 pa ndryshuar asgjë. Gjithsesi UEFA është një organizatë shumë dinamike dhe duhet të eksplorojë gjithmonë nëse dhe si mund të përmirësohen kompeticionet tona futbollistike”, vijoi presidenti i UEFA-s.

    “Në mënyrë konstante mendojmë të përmirësohemi. Motivi për të cilin je më i miri nuk nënkupton detyrimisht se nuk mund të përmirësohesh. Për momentin nuk kemi propozuar ende ndryshime, por kemi nisur tashmë të konsultohemi dhe të ndajmë idetë”, përfundoi presidenti Ceferin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!