Të hënën me fillim prej orës 21:00 arbitri Cordero Vega nuk do të jetë në Camp Nou siç ishte planifikuar fillimisht. Komiteti i Arbitrazhit të Garës Profesionale njoftoi të enjten e kaluar ndryshimin në emërimin e arbitrit pas një rezultati pozitiv për Covid-19, përcjell Reporteri.net.
Zëvendësuesi i tij do të jetë arbitri Santiago Jaime Latre. Kjo do të jetë hera e dytë që ai gjykon një ndeshje për skuadrën e Barçës këtë sezon. E para ishte gjithashtu në Camp Nou në barazimin 1-1 me Granadën në ditën e pestë të Ligës.
Nga ana tjetër, do të jetë hera e tretë që ai ka gjykyar edhe ndeshje përCadiz këtë sezon. Dy të mëparshmet përfunduan në barazim. E para ishte në debutimin e ligës në shtëpi kundër Levantes (1-1). Precedenti i fundit në vizitën në Santiago Bernabeu që përfundoi në barazim pa gola.
Njëmbëdhjetë fitore dhe tre barazime për Barçën kundër aragonezëve
Vlen të përmendet se Barcelona në 14 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje në La Liga, me një bilanc prej 11 fitoresh dhe 3 barazime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.