Kosova ka shënuar fitore madhështore në tempullin e madh të Fadil Vokrrit, pasi mposhti Çekinë me rezultat 2:1.
Ishin çekët ata që kaluan herët në epërsi me golin e sulmuesit shtatlartë, Patrick Schick i cili shënoi në minutën e 16-të, shkruan Reporteri.net
Por, Kosova e madhe nuk qëndroi duarkryq, pasi vetëm 3 minuta me vonë ishte ‘supermeni’ Vedat Muriqi i cili barazoi pas një asisti të Elbasan Rashanit.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e cila u dominua qysh prej golit të ‘Dardanëve’.
Në pjesën e dytë, Bernard Challandes intervenoi me disa zëvendësime, duke sjellë në fushë Valon Berishën e Florent Muslijën.
Pikërisht ishte Valon Berisha ai i cili shfrytëzoi hutinë e vendasve gjatë ekzekutimit të një korneri. Ai gjeti për mrekulli Vojvodën i cili shënoi për mrekulli.
Kosova pati edhe disa raste të tjera deri në fund, por që nuk arriti t’i shfrytëzojë.
Me këtë fitore, Kosova kalon në pozitën e parë me 8 pikë të tubuara, 2 më shumë se Anglia e cila zhvillon sot ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Pas 3 ditësh Kosova viziton Anglinë e papërshtatshme.
Ndryshe Kosova tani është plotë 15 ndeshje pa humbje./Reporteri.net/