×
  • Sport
  • Sport

    Në këtë ditë, 24 vite më parë bota e futbollit pa pritjen më spektakolare nga një portier

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 12:54

    Janë bërë saktësisht 24 vite nga pritja e famshme e Rene Higuaitas në ndeshjen që u zhvillua kundër Anglisë dhe Kolumbisë


    Anglia dhe Kolumbia po zhvillonin një ndeshje miqësore më 6 shtator 1995, derisa ndeshja përfundoi 0-0, por dhuroi një moment të paharrueshëm, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim portieri i Kolumbisë, Rene Higuaita bëri një pritje spektakolare, që bota e futbollit nuk do ta harrojë kurrë.

    Jamie Redknapp krosoi topin në zonë, ndërsa Higuaita ndali goditjen në stilin e akrepit. Mbi 20 mijë të pranishëm duartroktiën pritjen e bërë nga kolumbiani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!