×
  • Sport
  • Sport

    Në Kosovë një hero, por në Angli po tallen me Granit Xhakën – kjo është arsyeja

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 20:47

    Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë zhvilluar një ndeshje miqësore humanitare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.


    Ndeshja e cila përfundoi 4:4, dhuroi emocione të mëdha, me protagonist nga sporti dhe arti të ftuar për të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

    Sigurisht që një nga momentet kryesore ishte edhe hyrja në fushë e një tifozi në fushë, që vrapoi në drejtim të Xhakës, ku edhe ia puthi këmbën yllit të Arsenalit.

    Ky veprim i tifozit ka bërë jehonë deri në Angli.

    Tifozët e futbollit në Angli kanë shkuar aq larg, sa që një prej tyre ka komentuar në rrjetet sociale duke thënë se Xhaka e ka paguar tifozin për këtë veprim.

    Një tjetër ka thënë se ky tifoz ka qenë i skuadrës kundërshtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!