×
  • Sport
  • Sport

    Në ndeshjen Suedi-Kosovë, ylli kosovar me sprint më të shpejtë se Ronaldo, në një ndeshje në Kosovë ishte në rrezikë për jetë

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 18:04

    Në studimin nga Meksika, i pranuar zyrtarisht nga FIFA, është bërë ranglista zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë.


    Në regjistrimet e vrapimeve gjatë ndeshjes Suedi-Kosovë, Valmir Veliu arrin shpejtësinë maksimale prej (34.1 km/h) që rezulton të jetë më i shpejtë se Cristiano Ronaldo (33.6km/h) dhe shumë emra tjerë të futbollit profesionist.

    Sipas ranglistës zyrtare prej 10 futbollistëve më të shpejtë në botë, sipas studimit të publikuar, Valmiri me shpejtësinë e tij do pozicionohej në vendin e katërt pas Antonio Valencia me (35.1 km/h) dhe para Aaron Lenon me (33.8 km/h).

    Bashkangjitur gjeni regjistrimet dhe ranglistën.


    Futbollisti që luan në Super Ligën kosovare, për ekipin e Llapit, gjatë një ndeshje kampionale ishte në rrezik për jetë, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve kishte bërë që t’i shpëtohet jeta. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!