×
  • Sport
  • Sport

    Në rundin kur Marku u rrëzua, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen tetë sekonda më herët

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 11:21

    Florian Marku arriti që të fitojë kundër Miguel Parra. Kjo ndeshje shkoj përtej pritshmërive, pavarësisht se meksikani renditej i 250 në botë.

    Në fund dueli jo vetëm që ishte i luftuar, por u prit me kërshëri deri në fund për të shpallur fituesin.

    Madje në raundin e tetë, Parra arriti që të rrëzojë në tokë Florian Markun për t’i shkaktuar një nga “knock-down” e pakët në karrierë.

    Atje ishte momenti i vetëm i artë i meksikanit për të mbyllur ndeshjen.

    Por disi e pakuptueshme ishte vendimi i arbitrit, që teksa Marku po vuante nga grushtet e kundërshtarit, e mbylli ndeshjen 8 sekonda para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!