Festimi i Marcus Rashford në rastin e golit të parë në fitoren 4-0 të Manchester United ndaj Chelsea-t ka çmendur mediat serbe të cilat e kanë quajtur si provofim festimin e sulmuesit anglez me simbolin e shqiponjës me dy koka.
Një festim të tillë e kanë përdorur më parë edhe Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, duke ngjallur shumë kundërshti te serbët, të cilët e konsiderojnë si simbol të “Shqipërisë së Madhe”.
Menjëherë pas festimit të Rashford me shqiponjë ka reaguar e përditshmja serbe ‘Kurir’, e cila shkruan: “Ky gjest i cili pati shumë reklamë vitin e kalaur pasi u aplikua nga Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, mesa duket është bërë shumë i njohur për futbollistët e botës.
Tani ngrihet pyetja nëse Rashford është i vetëdijshëm për kuptimin e shenjës që bëri dhe si reagoi shoku i tij i skuadrës në stol Nemanja Matiç që është me kombësi serbe”.
Në Serbi akoma nuk arrinë ta përtypin faktin që festimi me shqiponjën është në modë dhe të gjitha këto lloj festimesh i quajnë provokime edhe pse qëllimi i Rashford nuk ka qenë të acarojë serbët duke festuar me simbolin e shqiptarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.