Sot, në kuadër të Superligës së Kosovës do të ketë dy përballje mjaft interesante, të cilat janë të vlefshme për raundin e 29-të me radhë, përcjell Reporteri.net.
E, nga ora 13:30, skuadra e Ballkanit e cila gjendet në krye të tabeles do ta pres kampionen në fuqi, Prishtinën në Suharekë.
Ballkani ka lënë prapa pesë pikë Gjilanin, megjithatë ka ende një ndeshje për të rikuperuar.
Ndërkaq, Prishtina është në pozitën e pestë me 38 pikë, gjashtë më pak se Llapi që mban vendin e katërt në tabelë.
Ndeshja tjetër për sot nis gjysmë ore më vonë, 14:00 dhe përballë do të jenë Llapi dhe Drita në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Drita kërkon fitore, teksa gjendet në vendin e tretë me 52 pikë, tri më pak se Gjilani dhe tetë më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Llapi gjendet në vendin e katërt me 44 pikë dhe me një fitore eventuale sot, do t’i afrohej Dritës në pesë pikë.
Vlen të përmendet se tre ekipet në tri vendet e para dhe fituesi i Kupës do të garojnë në garat evropiane.
E, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se synimi i tij me skuadrën nga Podujeva është vendi i dytë në fund të këtij edicioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.