×
  • Sport
  • Sport

    Nëna iu gjet e vdekur në Himarë, peshëngritësi shqiptar: Nuk e kam braktisur

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 17:38

    Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.


    E moshuara jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët janë shqetësuar pasi nuk e kishin parë për disa ditë dhe pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur të moshuarën pa jetë.

    Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.

    Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se nuk e ka braktisur nënë e tij, ai shprehet se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, para 4 ditësh, ndoshta 1 ditë para se të ndërronte jetë, duke qenë se dyshohet që edhe pse u gjet sot e pajetë të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë, kur e kanë gjetur fqinjët. Dhima tregon se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!