×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Nëna Shqipëri i rikthehet fitores, mposht Islandën dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 23:00

    Shqipëria ka fituar me rezultat 4-2 kundër Islandës, një fitore e madhe kjo e Shqipërisë e cila mban atë në lojë për kualifikime në Euro 2020. Dërmaku, Hysaj, Roshi dhe ishin lojtarët që ia siguaruan Kombëtares tri pikë.


    Shqipëria është këndellur pas humbjes 4-1 kundër Francës për ta mundur Islandën në Elbasan Arena për ta mundur 4-2 Islandën dhe për të mbajtur shpresat për kualifikim tutje.

    Shqipëria ishte më e mirë që nga fillimi i pjesës së parë të ndeshjes por golin e gjeti në minutën e 33-të ku Memushaj krosoi mirë për Kastriot Dërmakun që arriti të shënoi golin e parë për Kombëtaren shqiptare.

    Me epërsinë minimale përfundoi edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë u shënuan plotë pesë gola.

    Në minutën e 47-të barazon Gylfi Sigurdsson por Shqipëria kthehet shpejt në lojë pas një goli të mrekullueshëm të Hysaj pasi u shërbye për mrekulli nga Manaj.

    Islandezët kthehen në lojë në minutën e 58-të me Sigthorsson.

    Por, pas kësaj Shqipëria merr ndeshjen në dorë dhe arrin të shënojë dy gola.

    Fillimisht ishte Odise Roshi që shënon në minutën e 79-të, kurse rezultatin e vulos në minutën e 82-të për rezultat 4-2.

    Me këtë fitore Shqipëria mbetet në vendin e 4-të me 9 pikë, 3 më pak se Islanda por është në lojë për t’u kualifikuar.

    Grupin H ku është Shqippëria e prin Turqia dhe Franca me 15 pikë, në vendin e tretë Islanda me 12 pikë, Shqipëria e katërta me 9 pikë kurse Moldavinë dhe Andorra tashmë janë përshendetur nga kualifikimi.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!