×
  • Sport
  • Sport

    “Nëse e helmon Kosovën, lojtarët e humbin kokën” – Sqarohet deklarata e kapitenit të Çekisë

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 11:17

    Marek Suchy, kapiteni i Çekisë dje ka dhënë një deklaratë të çuditshme në prag të ndeshjes me Kosovën


    Kosova luan më Çekinë të shtunën me fillim nga ora 15:00 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, shkruan Reporteri.net

    “Nëse e helmon Kosovën, lojtarët humbin kokën,” kështu ishte deklaruar dje Suchy, kapiteni i Çekisë.

    Kjo deklaratë kishte bërë bujë të madhe, derisa sot është sqaruar se çfarë ka dashur të thotë Suchy.

    “Është një thënie që nuk është përkthyer mirë në anglisht, sepse ne kemi një shprehje që është vështirë të përkthehet tamam. Suchy ka dashur të thotë se Kosovën e ngacmon me ndërhyrje apo faulla taktik ata e humbin qetësinë” shkruan faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Çekisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!