×
  • Sport
  • Sport

    Nëse Kosova kualifikohet në Europian, përveç Serbisë, cilat janë kombëtaret tjera me të cilat nuk i lejohet të luaj?

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 15:25

    Kosova në mars të vitit të ardhshëm do të vazhdojë përpjekjet për kualifikim në Europianin 2020, dhe kësaj here përmes Ligës së Kombeve, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Shkup me Maqedoninë, dhe nëse arrinë që ta kalojë këtë ndeshje atëherë përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.


    Përveç Kosovës, kualifikimin për në Europian përmes Ligës së Kombeve e kanë objektiv edhe kombëtaret e Serbisë dhe Bosnje e Hecergovinës, shkruan Reporteri.net.

    Nëse Kosova dhe këto dy vende rajonit, arrijnë të kualifikohen në Europian, UEFA do të duhet të përkujdeset që Serbia dhe Bosnja të mos vendosen në grupe ku do të mund të përballen me njëra-tjetren.

    Përveç kundër Serbisë dhe Bosnjes, Kosovës nuk i lejohet të ndeshet as me kombëtaren e Rusisë. E gjitha kjo për shkak të raporteve politike që këto shetete kanë me Kosovën, dhe frikës se aty nuk mund të ofrohet siguria e nevojshme.

    Por nuk janë vetëm këto shtete që UEFA nuk i lejon të luajn mes vete. Rusisë përveç kundër Kosovës, nuk i lejohet të luaj as kundër Ukrainës.

    Është edhe Armenia që nuk lejohet të luaj kundër Azerbajxhanit, e as Spanja kundër Gjibraltarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!