×
  • Sport
  • Sport

    Nëse Messi shënon sonte gol ndaj Dortmundit, thyen rekordin e Ronaldos

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 10:17

    Lionel Messi sonte ka mundësinë të shënojë një rekord të ri në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.


    Ylli i Barcelonës është në rrugë për të mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

    Messi i ka shënuar 112 gola në 135 paraqitje në këtë garë prestigjioze të Evropës.

    Nëse shënon kundër klubit gjerman, ai do ta barazojë rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul, duke shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në Champions, transmeton lajmi.net.

    Sipas statistikave të Opta-s, Messi ka shënuar kundër 32 prej 37 klubeve kundër të cilave ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Dortmundi është njëra ndër ato klube kundër të cilave argjentinasi nuk ka shënuar gol ende.

    Ronaldo, ka shënuar kundër 32 klubeve, mirëpo ai këtë xhiro do të përballet me Atletico Madridin kundër të cilëve tashmë ka shënuar disa gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!