×
  • Sport
  • Sport

    “Nesër mbizotëroni tribunat, ne do të mbizotërojmë fushën”, flet Batatina për ndeshjen kundër Dritës

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 22:12

    Nesër, me fillim prej orës 14:00 skuadra e KF Llapit do të përballet me atë të Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e xhiros së 29-të në kuadër të Superligës.

    E, trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina iu ka bërë ftesë tifozëve të Llapit, teksa iu ka thënë se dëshiron që nesër ata të iu tregojnë krejt Kosovës së kush pushton tribunat dhe se kush janë “Ultras Legjendat”.

    Me anë të një postimi në Facebook, tekniku i skuadrës nga Podujeva tha se tifozët e Llapit duhet të mbizotërojnë tribunat, ndërkaq ata(lojtarët e ai) duhet të mbizotërojnë fushën.

    Veç kësaj, Batatina aspiron drejt pozitës së dytë në tabelën e Superligës së Kosovës, teksa tha se nuk lëkundet nga pozita ku aktualisht janë.

    Postimi i plotë:

    Nesër dua t’iu tregoni edhe një herë tjetër krejt Kosovës se kush i pushton tribunat dhe kush janë “Ultras Legjendat”.
    Dua nga ju që nesër t’i mbizotëroni tribunat ndërsa ne do ta mbizotërojmë fushën. Do ta dëshmojmë se kemi merituar të jemi më lartë në tabelë, e dua pozitën e dytë në tabelë dhe nuk lëkundem nga ky objektiv prej kësaj pozite që jemi tash ⚪️?????⚽️

    T.B.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!