×
  • Sport
  • Sport

    Nesër nga ora 16 fillon shitja e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 23:41

    Shitja e biletave për ndeshjen me Anglinë fillon nesër me fillim nga ora 16:00.


    Një ditë para se të fillojë shitja e biletave, kompania që merret me menaxhimin e tyre “tiks.app” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.

    “Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje nesër nga ora 16:00”, thuhet në njoftim.

    Tutje, “tiks. app” thekson se kërkesat për bileta janë të larta, duke cekur se vetëm 5.5 përqind të kërkuesve arrijnë të sigurojnë biletë.

    “Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5 përqind të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!