Nesër do të tërhiqet shorti për fazën grupore të kampionatit evropian që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm. Shorti do të tërhiqet nga ora 18:00 në Bukuresht, ka njoftuar UEFA të premten.
Në këtë evropian synon të marr pjesë edhe Kosova. Pasi dështoi përmes kualifikimeve të rregullta, Kosova kërkon të kualifikohet përmes plejofit të Ligës së Kombeve.
Më 26 mars, Kosova takohet në udhëtim me Maqedoninë Veriore, ndërsa nëse fiton më 31 mars takohet me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë në ndeshjen vendimtare. Kosova është në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve.
Fituesi i plejofit të Ligës D do të jetë në grupin C apo F. Në grupin D janë Ukraina e Holanda, ndërsa ndeshjet do të luhen në Amsterdam e Bukuresht.
Ndeshjet e grupit F ku garon Gjermania, luhen në Mynih e Budapest. Nëse eventualisht kualifikohet, Kosova nuk do të jetë në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë e Rusinë.
Por nuk do të ketë kufizime pas fazës grupore, përkatësisht në fazën nokaut. Këtë e ka bërë të ditur UEFA të premten kur ka dhënë më shumë detaje për shortin. Euro 2020 nis më 12 qershor në Romë. Finalja është më 12 korrik në “Wembley”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.