Bayern Munich e ka mbyllur me fitore vitin kalendarik 2021.
Manuel Neuer ka dhënë komentet e tij pas fitores 4:0 të Bayern Munich ndaj Wolfsburg.
Portieri gjerman ka konsideruar se me fitoren e mbrëmshme, Bayerni bëri një mbyllje perfekte të këtij viti kalendarik.
“Ishte fund perfekt i vitit. Ne arritëm të mbajmë portën e paprekur dhe dominuam ndeshjen. Për këtë duhet të jemi krenarë me veten”, ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.
“Por, në pjesën e dytë ne kishim shanse të shënonim, edhe pse humbëm disa”, shtoi ai.
Bayerni mbyll vitin kalendarik si skuadër lidere në Bundesliga, duke dominuar nën urdhrat e Julian Nagelsmann.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.