×
  • Sport
  • Sport

    Neymar flet për herë të parë pasi u mbyllën akuzat për përdhunim

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 19:02

    Gjykata në Brazil ka mbyllur dosjen me akuza ndaj Neymar, që u hodh në gjyq nga modelja Najila Trindade.


    Sulmuesi i PSG-së u shpall i pafajshëm dhe provat e paraqitur u cilësuan si të pamjaftueshme për të vijuar më tej hetimin dhe gjykimin.

    Në lidhje me këtë vendim, vetë 27-vjeçari ka reaguar me një mesazh në Instagram, ku shkroi:

    “Ky do të jetë një kapitull që nuk do ta harroj në jetën time për shumë arsye, e para është për DËMIN e shkaktuar tek unë, tek familja ime dhe tek njerëzit që më njohin mua. Dua të jem i sinqertë, nuk mund të them se jam i lumtur, por jam i lehtësuar.

    Ky kujtim do të vijojë të më sjellë në mendje se sa shumë gjëra të mira mund të bëjë një njeri, por edhe sa gjëra të KËQIJA! Po, bota ime u shemb dhe u përplasa përtokë… por, siç thotë një legjendë e jiu-jitsu (arte marciale), ‘për shumë njerëz toka është fundi i gjithçkaje, por për ne është vetëm fillimi’.

    Le të jetë ky një fillim i ri, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë vuajtur këtë akuzë të pavërtetë dhe KRYESISHT për çdo GRUA që është në REALITET viktimë e këtij akti.

    Uroj që ju të jeni të forta, të luftoni dhe të arrini atë që meritoni! Faleminderit Zotit për ÇDO GJË, gjithmonë”, shkroi Neymar në rrjetet sociale.

     

    View this post on Instagram

     

    Esse vai ser um capítulo jamais esquecido na minha vida por muitos motivos, o principal deles “ O DANO” causado em mim, na minha família e nas pessoas que realmente me conhecem. Vou ser sincero e não vou dizer que estou feliz, mas sim aliviado. A cicatriz vai continuar pra me lembrar o quanto o ser humano é capaz de fazer coisas boas mas também de fazer coisas RUINS! Sim, meu mundo desabou e fui pro chão … mas como diz uma lenda no jiu-jítsu “para muitos o chão é o fim de tudo, pra nós é só o começo” Que seja o começo não só pra mim, mas pra todos que sofreram esse tipo de falsa acusação e PRINCIPALMENTE pra toda MULHER que é REALMENTE vítima deste ato. O meu desejo é que vocês sejam fortes, lutem e consigam tudo que todas vocês merecem! Obrigado Deus POR TUDO, sempre ??❤️

    A post shared by 3n310ta ?? ? neymarjr (@neymarjr) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!