×
  • Sport
  • Sport

    Neymar në dyshim për Manchester Cityn

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 8:22

    Neymar Junior rrezikon të humbasë ndeshjen me Manchester Cityn.

    Sipas L’Equipe, sulmuesi i Paris Saint Germain ka probleme me kofshën dhe tashmë është i përjashtuar për sfidën në Ligue 1 kundër Nantes.

    Por, ai është edhe në dyshim për sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

    Sido që të jetë, City i ka 100% gati Kylian Mbappen dhe Lionel Messin, me të cilët do të tentojë një tjetër fitore, pas triumfit në sfidën e parë në Parc des Princes.

    Sfida mes City dhe PSG do të zhvillohet me 24 nëntor, të mërkurën në stadiumin Etihad nga ora 21:00.

    Do të jetë luftë për vendin e parë në Grupin A, pasi City prin me nëntë pikë, derisa Parisi ka në vendin e dytë tetë pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!