×
  • Sport
  • Sport

    Neymari e thyen rekordin e Ronaldos

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:19

    Neymari e ka kaluar Ronaldon dhe është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Kombëtares së Brazilit, pas tri golave që i shënoi kundër Perusë të martën.


    Sulmuesi i Paris Saint-Germain shkëlqeu duke shënuar het-trik, për t’i ndihmuar Brazilit të fitojë edhe pse dy herë u gjend në disavantazh.

    28-vjeçari tani i ka 64 gola në 103 paraqitje për Brazilin, duke e kaluar legjendën Ronaldo në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në kombëtare.

    Ronaldo i kishte shënuar 62 gola në 98 paraqitje për Brazilin gjatë karrierës së tij 17-vjeçare.

    Por ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit e fitoi dy herë Kupën e Botës, dy herë Kupën e Amerikës dhe një herë Kupën e Konfederatave me Brazilin.

    Vetëm Pele, i cili i kishte shënuar 77 gola në përgjithësi, ka më shumë se Neymari për Brazilin deri tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!