×
  • Sport
  • Sport

    Neymarit i del ‘dardhë me bisht’ mosrespektimi i klubit, tifozët ia japin një shqelm nga prapa

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 23:57

    Braziliani nuk është shfaqur sonte (e diel) fare në ndeshjen kundër Nimes, por pavarësisht kësaj ai është fyer nga tifozët e skuadrës së tij.


    Neymar mund të këtë munguar për ndeshjen e parë të Paris Saint-Germain në Ligue 1, por pavarësisht kësaj tifozët parisien nuk kanë qëndruar duarkryq derisa spekulohet për të ardhmen e brazilianit.

    Pas vetëm dy viteve që ai kaloj në kryeqytetin francez nga Barcelona për një transfer rekord, Neymar po lidhet me një largim këtë vit.

    Barça mbetet favorite për ta marrë nënshkrimin e tij, me një ndarje të madhe opinionesh që ekzistojnë në mes të dy klubeve por edhe përfaqësuesve të Neymar.

    Burime të afërta i kanë thënë Goal që PSG do ta merrte në konsideratë një ofertë nga Barcelona që përfshin edhe Philippe Coutinhon, Nelson Samedon dhe një pagesë prej 50 milionë euro.

    Sulmuesi kështu i ka provokuar tifozët e PSG edhe pas mungesave të tij në stërvitje por edhe lëndimeve të njëpasnjëshme që tashmë kanë filluar nga Copa America, edhe pse babai i tij kishte thënë se ai është shëruar dhe mund të luaj.

    Në mes të kësaj shmangie, nuk është befasi që Thomas Tuchel e ka lënë atë jashtë skuadrës së PSG për ndeshjen e së dielës në shtëpi kundër Nimes.

    Por, nëse Tuchel mungesën e Neymar e ka bërë për t’i qetësuar tensionet për transferin e tij, tifozët në Parc des Princes kanë tjera ide.

    Koret “Biri i k…!”, kanë filluar më të startuar ndeshja, derisa ata kanë mbajtur po ashtu banera me thirrje për brazilianin si “largohu” nga klubi.

    “Nuk kam asnjë lajm për të ardhmen e tij”, tha Tuchel për televizionin francez “Canal Football Club”.

    “Ai është me ne. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nëse ne e humbim Neymar, ndoshta nuk do të fle. Sepse është shumë e vështirë ta humbim atë dhe ta gjejmë një lojtar i cili do të bëj të njëjtën gjë për ne. Ndoshta asnjë lajm nuk është lajm i mirë”.

    “Është e vështirë kur nuk keni informata. Sepse e dëshiroj atë në shtëpi. Por ne duhet të gjejmë zgjidhje edhe pa të”.

    “Jam përpjekur që ta bindi atë të qëndroj. Por në anën tjetër, është zgjidhje personale e tij. Është në mes të tij dhe klubit”.

    Neymar ka pasur 58 paraqitje deri me tani me PSG, ka shënuar 51 gola me një statistikë që është e barabartë me gol në çdo ndeshje.

    Por, ai nuk ka arritur që të lë gjurmë në Europë, ku në ndeshjet kruciale të Ligës së Kampionëve është lënduar dhe nuk ka luajtur.

    Si më 2018 ashtu edhe më 2019 ai u lëndua dhe PSG u eliminua nga kjo garë në 1/8 e finalës, ku skuadra e tij humbi nga Real Madridi respektivisht nga Manchester United për t’iu shuar ëndrra për trofeun e garës më të madhe në botë. /GazetaExpress/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!