Futbollistët e Tottenham humbën epërsinë prej tre golave duke luajtur 3:3 kundër West Ham në xhiron e pestë të kampionatit anglez.
Skuadra e Jose Mourinho kishte epërsinë prej 3:0 deri në minutën 82, por në fund ata pësuan tre gola për kthimin e pabesueshëm të West Ham për vetëm 12 minuta.
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e komentoi ndeshjen në një konferencë për media.
3-0 down. Incredible last-minute equaliser. What a moment ?
NEVER GIVE UP!!#TOTWHU
— West Ham United (@WestHam) October 18, 2020
“Ju vetëm mund ta imagjinoni se sa i irrituar jam, dhe është e njëjta gjë me lojtarët. Fatkeqësisht, ky është futbolli. Ne nuk ishim me fat sot. Është më lehtë të lavdërosh një kundërshtar sesa të na kritikosh. Është më mirë të flasim për lojtarët e mi”, tha ai.
“Skuadra ishte shumë e motivuar, por nuk ishim të mirë në dhjetë minutat e fundit. Loja ishte e tensionuar dhe e humbëm kontrollin. Mendoj se ishim të bindur që nuk mund të ndodhte dhe kjo ishte arsyeja pse u dënuam,” përfundoi strategu portugez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.