Kombëtarja e Kosovës këtë herë ka udhëtuar pa kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademi.
Arsyeja është se këtij të fundit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit.
Megjithatë, Ademi përmes një postimi në Facebook, edhe pse pa e shkruar asnjë fjalë, ka shprehur përkrahjen e tij, pasi shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.
Ademi u intervistua të mërkurën, ndërsa më pas iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ai më pas nuk u ndie mirë me shëndet dhe përfundoi një natë në spital, për të vazhduar më pas me një muaj arrest shtëpiak.
Në të rëndojnë dyshime për keqpërdorim të detyrës, në veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Nga ana e saj, Kombëtarja e Kosovës do ta nisë sonte kampanjën kualifikuese të Euro 2024, ndërsa do të luajë me Izraelin në Tel Aviv, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.