Kombëtarja e Kosovës tani ka regjistruar 7 ndeshje radhazi pa fitore, ku 6 prej tyre i ka humbje
Kosova sonte u mposhtë në Fadil Vokrri nga Sllovenia me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net
Haris Vuckic shënoi golin e fitores për sllovenët pas një kundësulmi shumë të mirë në minutën e 22-të.
Kosova u mundua që të kundërpërgjigjej, por pa ndonjë sukses.
Arbër Zeneli në minutën e 35-të gjuajti jashtë portës pas një askioni të mirë të ‘Dardanëve’.
Më pas ishin edhe Leart Paqarada dhe Bersant Celina që kërcënuan portën sllovene, por Jan Oblak priti goditjet e tyre.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara deri tani Kosova renditet në vendin e tretë me vetëm 1 pikë, aq sa ka edhe Moldavia, derisa Greqia dhe Sllovenia kryesojnë grupin me nga 7 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.