×
  • Sport
  • Sport

    Nga IPKO dhe Digitalb largohet edhe komentatori i njohur i sportit

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 13:41

    Komentatori i njohur i sportit, Arlind Sadiku ka njoftuar se është larguar nga platforma Ipko dhe Digitalb, dhe se tani e tutje do të jetë pjesë e Artmotion.


    Ai ka thënë se nga sot do të shërbejë në postin e drejtorit për futboll në Artmotion, platformë që siç ka thënë ai e vlerëson lart sportin vendor e ndërkombëtar.

    “Të dashur miq,
    Zërin tim tani e tutje do ta dëgjoni në Artmotion.
    Jam shumë i kënaqur që do të bashkëpunoj me një platformë që sportin vendor dhe ndërkombëtar e vlerëson lartë.
    Nga sot kam marrë përgjegjësinë e drejtorit për futboll në Artmotion. Tërë kapacitetin dhe eksperiencën time do ta ofrojë për ta quar këtë projekt përpara.
    Artmotion, tjetër nivel!2, ka shkruar ai.

    Ndryshe, nga platforma IPKO sot  janë larguar edhe tri nga televizionet më të shikuara në Kosovë, Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe Kanal 10. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!