×
  • Sport
  • Sport

    Nga Spanja: Ronaldo mund të largohej nga Juventusi në qershor

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 15:02

    Tashmë kanë kaluar gati dy javë nga polemika që u zhvillua gjatë ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Milanin në “Allianz Stadium”, pasi Cristiano Ronaldo u zëvendësua dhe më pas u largua herët nga stadiumi.


    Ronaldo dhe tekniku, Sarri nuk po mund të gjejnë paqes mes veti edhe pse kanë kaluar dy javë nga ajo mosmarrëveshje, shkruan Reporteri.net.

    Nga të gjitha këto tensione, mediat në Spanjë shkruajnë se CR7 do të largohet nga Juventusi qysh në afatin e qershorit.

    Kështu, sipas “El Chiringuito TV” të cilët zakonisht janë të informuar mirë për yllin portugez, CR7 mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Në fakt, nëse ai nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve, atëherë është shumë e mundshme që ai të mos jetë lojtar i ‘Zebrave’.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!