×
  • Sport
  • Sport

    Nipi i Luan Krasniqit shpallet kampion i Gjermanisë, mposht kundërshtarin me një goditje

    Reporteri
    23 Shtator 2023 | 23:15

    Boksieri Ardian Krasniqi është kampion i Gjermanisë (BDB), pasi që mposhti gjermanin Deniz Altz, të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë.

    Ardianit, nipit të legjendës Luan Krasniqit, nuk i është dashur shumë kohë për të mposhtur gjermanin, i cili qysh në rundin e parë u dorëzua në duel me Krasniqin, shkruan LIG Sport

    Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e goditi në bark kundërshtarin i cili nuk i përballoi dhimbjeve dhe u detyrua të dorëzohet, pasi edhe gjyqtari numroi deri në dhjetë.

    Kujtojmë që ky meç ishte për brezin Kampion të Gjermanisë – BDB.

    27-vjeçari nga Juniku, bën një tjetër hap të madh në karrierën e tij të boksit profesionist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!