×
  • Sport
  • Sport

    Një 19 vjeçar lë nën hije yjet si Messi e CR7, Haaland zgjidhet lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 14:09

    Erling Braut Haaland është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve


    Ylli norvegjez shënoi hat-trik në fitoren 6-2 të Salzburgut ndaj Genkut, shkruan Reporteri.net

    Haaland tre golat e tij i shënoi qysh në pjesën e parë, derisa të gjithë duartrokitën paraqitjen fantastike të tij.

    19 vjeçari në nëntë ndeshje të zhvilluara këtë edicion me Salzburgun ka shënuar 17 gola.

    Ai tashmë po përcillet edhe nga agjentë të ndryshëm të top klubeve evropiane. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!