×
  • Sport
  • Sport

    Një ‘arnaut’ në Kombëtare – Kapiteni i Beshiktashit nis procedurat për pajisje me pasaportë të Kosovës

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 16:10

    Kombëtarja e Kosovës pritet të angazhojë një tjetër lojtarë. Për dallim nga ardhjet tjera, ardhja më e re pritet të jetë më e veçantë.

    Ai është Nexhip Uysal, kapiteni i Beshiktashit, që ka prejardhje nga Kosova, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle nga burime pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Gazeta Olle mëson se menaxherët e lojtarit kanë nisur të interesohen për procedurat e pajisjses me pasaportë të Kosovës.

    Tri vjet më parë, Uysal kërkohej me ngulm nga ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, sipas të cilit fillimit Uysal kishte pranuar të luante për Kosovën, por më pas nuk dihen arsyet e mos ardhjes.

    Nexhipi është 28-vjeçar. Është kapiten i Beshiktashit, por që këtë sezon nuk nuk e ka nisur mirë kampionatin, pasi trajneri është duke e lënë më shumë në bankinë.

    Ai ka edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Turqisë, të luajtur në vitin 2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!