Amir Rrahmani sot do ta ketë testin më të vështirë në karrierë pasi do të përballet me njërin nga lojtarët më të mië që njeh historia e futbollit
Juventusi është nikoqir i Hellas Veronës në kuadër të javës së katërt në Serie A, me Amir Rrahmanin që do ta ketë një punë të vështirë, ta ndalë Cristiano Ronaldon, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u transferua te Verona afatin e fundit kalimtar, ndërsa shpejt ka zënë vend në formacionin startues.
Rrahmani ishte titullar i Veronës edhe javën e kaluar në ndeshjen kundër Milanit dhe ashtu pritet të jetë edhe sot ndaj Juves.
Ndeshja Juventus-Verona fillon në ora 18:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.