×
  • Sport
  • Sport

    Një legjendë e Real Madridit bën të ditur se do të tërhiqet nga kombëtarja

    Reporteri
    11 Korrik 2023 | 8:15

    Qendërmbrojtësi i Portos, Pepe, ka bërë të ditur se kur do t’i thotë lamtumirë kombëtares së Portugalisë. Tashmë është 40 vjeç, por me skuadrën portugeze ai ka edhe një vit kontratë.

    “Do të heq dorë nga futbolli ndërkombëtar, kur ta bëjë edhe Cristiano Ronaldo. Përderi sa ai është këtu, edhe unë do ta ndihmoj atë të shtyjë Portugalinë përpara”,- tha mbrojtësi.

    Pepe dhe Ronaldo janë bashkëlojtarë për shumë vite jo vetëm në kombëtaren e Portugalisë, por edhe te Real Madrid. Dyshja fitoi një numër trofesh, duke përfshirë tre Champions League, tre tituj të La Ligës, dy Kupa Mbreti, dy Superkupa Spanjole dhe dy Superkupa Evropiane. Këto trofe siguruan një vend në kujtesën e çdo adhuruesi të “los blancos”.

    Dyshja Ronaldo-Pepe arriti ta çojë Portugalinë drejt titullit evropian në vitin 2016. Objektivi i fundit para tyre mbeti titulli Botëror, të cilin do ta fitojnë në vitin 2026, nëse ende nuk kanë hequr dorë nga kombëtarja. Pritet që Botërori në SHBA, Kanada dhe Meksikë të jetë “kënga e tyre e mjelmës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!