×
  • Sport
  • Sport

    Një mal me para për futbollistët e Maqedonisë në rast se e mposhtin Kosovën

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 18:37

    Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e udhëhequr nga kryetari i saj shqiptar Muhamed Sejdini kanë premtuar një premio prej 3 milionë euro në rast të kualifikimit në EURO 2020


    Maqedonia e Veriut do të përballet me Kosovën më 26 mars të vitit të ardhshëm në play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net

    E për këtë ndeshje shumë të rëndësishme Federata e Futbollit të Maqedonisë ka premtuar premio prej 3 milionë euro në rast se mposhtet Kosova dhe më pas arrihet edhe kualifikimi në EURO 2020.

    “Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha. Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten,” ka thënë i pari i FFM-së Muhamed Sejdini.

    Image result for north macedonia football elmas“Dua të theksoj se FFM në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, tha Sejdini sipas Gazetës Lajm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!