E gjithë bota, jo vetëm basketbolli, po vajton për Kobe Bryant. Një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti, që bëri shumë breza të luajnë basketboll, ka humbur jetën në një aksident tragjik me helikopter ditën e diel.
Kobe ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Itali, ku babai i tij Joe u transferua për të ndjekur karrierën si profesionist pas largimit nga NBA. Nga viti 1989 deri në vitin 1991, ai luajti për Reggio Emilia, dhe Kobe si i vogël, e donte qytetin, sikur të ishte i tij.
Kjo edhe është arsyeja pse kryebashkiaku Luca Vecchi ka njoftuar se një shesh afër fushës së basketbollit, do të mbajë emrin e Kobe Bryant.
“Kobe ka qenë gjithmonë njëri nga ne. Këtu, në këto fusha, ai zhvilloi ndeshje me lojtarë më të vjetër se vetë ai, me miq nga shkolla. Ndërsa babai i tij ishte një yll në ekipin e parë, Kobe u rrit në përzgjedhjet e reja të Reggiana. Ai ishte këtu disa vjet më parë dhe e quajti këtë qytet shtëpi të tij. Pusho në paqe Kobe, Reggio Emilia nuk do të të harrojë kurrë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.