×
  • Sport
  • Sport

    Një shqiptar në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sontme kundër Milanit

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 14:53

    Giacomo Vrioni është i përfshirë me skuadrën e Juventusit për ndeshjen e sontme që Zonja e Vjetër do ta luajë kundër Milanit në kuadër të Kupës së Italisë


    Vrioni që është me prejardhje shqiptare iu bashkua Juventusit në janar të këtij viti, derisa luan vazhdimisht me skuadrën U-23, por sot është ftuar nga Sarri për ndeshjen kundër Milanit, shkruan Reporteri.net

    Juventusi pak më parë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për takimin me Rossonerët dhe aty figuron edhe meri i Vrionit.

    Ndryshe, 21 vjeçari ka të zhvilluar edhe një ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë në kohën kur Panucci drejtonte Kuqezinjtë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!