Kosova është bërë së fundi qendër e vizitave të rëndësishme nga njerëzit kryesor të sportit.
Tre ditë më parë për vizitë zyrtare në Kosovë qëndroi presidenti I FIFA-së, Gianni Infantino, ndërsa sot në vendin tonë po qëndron shefi I futbollit në UEFA, Zvonimir Boban.
Por Kosova do të ketë një vizitë tejet të rëndësishme edhe ditën e nesërme, por kësaj radha e sportit të basketbollit.
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis do të vizitojë Kosovën më 6-7 tetor.
Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë (nga ora 20:00), si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Të enjten (6 Tetor) do të takohet me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga ora 14:30 në hotelin “Sheraton”.
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës gjithashtu do të takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama (7 tetor nga ora 10:00 në Komunën e Prishtinës) dhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku (7 tetor nga ora 11:00 në MKRS).
Zagklis është një mbështetës i madh i basketbollit të Kosovës, duke përkrahur projekte të ndryshme, si dhe FBK-në, ku në shumë raste e ka lavdëruar punën që bën Federata.
Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës në Kosovë, duke treguar mbështetjen e madhe për basketbollin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.