×
  • Sport
  • Sport

    Një tjetër histori dashurie ‘alla’ argjentinase, Lavezzi i merr të fejuarën shokut

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 18:44

    Ish-sulmuesi anësor i njohur i Napolit para një dekade dhe PSG-së, argjentinasi Ezequiel Lavezzi, ka pushtuar mediat amerikano-jugore.

    Pasi i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në Kinë para tri sezonesh, 36-vjeçari ka rrezik të humbasë disa prona për shkak të ndarjes me ish-partneren e tij Yanina Screpante, gjë të cilën do ta vendosi gjykata.

    Sakaq, gazetarët argjentinas, raportojnë se ish-futbollisti Lavezzi ndërkohë ka nisur një aventurë të re me modelen Natalia Borges. Madje thuhet se ajo ka qenë edhe e fejuara e një prej miqve të “Pochos”.

    “Lavezzi dhe Natalia u takuan për here të parë në Ibiza, gjatë një darke midis katër personave. Ajo ishte e fejuara e Lorenzos, një miku të ngushtë të ish-futbollistit,”- ka raportuar Guido Zaffora në programin televiziv “Es por hay”, duke treguar edhe rrethanat e njohjes së tyre.

    “Borges u lidh me Lavezzin, ndërsa Lorenzo mbeti i vetëm, duke humbur edhe të fejuarën, por edhe nikun e tij të ngushtë”, – shtoi gazetari Zaffora, duke mbyllur trekendëshin, një hisotri dashurie e ngjashme me atë të Mauro Icardi-Wanda Naras dhe Maxi Lopez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!