×
  • Sport
  • Sport

    Njeriu që e bindi UEFA-n ta pranojë Kosovën, takohet me Agim Ademin

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 16:38

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Milano të Italisë e ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Alasdair Bell, i cili te kosovarët njihet për argumentimin e shkëlqyeshëm që i dha Kongresit të UEFA-s në maj të vitit 2016 për të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e UEFA-s.


    Presidenti Ademi edhe një herë në emër të komunitetit të futbollit në Kosovë e falënderoi Bellin për respektin që ka treguar ndaj FFK-së dhe për argumentimin brilant ligjor në favor të pranimit të Kosovës në UEFA.

    “Presidenti Ademi theksoi se opinioni në Kosovë ende e ka të freskët fjalimin e z. Bell, i cili arriti të heqë të gjitha pengesat ligjore kundrejt votimit për anëtarësim të Kosovës në UEFA”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

    “Nga ana e tij z. Bell ishte modest, duke theksuar se në atë ditë para Kongresit të UEFA-s kishte interpretuar ligjin dhe rregullat e pranimit dhe kjo ishte një e drejtë legjitime e Kosovës. Ai e përgëzoj presidentin Ademi për arritjet e deritashme dhe u shpreh i lumtur që Kosova në këto tri vite të anëtarësimi në UEFA e FIFA ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe po tregohet storie e suksesit në çdo fushë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!