×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me Besfortin, vëllain e Arbër Zenelit që pritet ta ‘pushtojë’ botën e futbollit

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 20:06

                                                                                                   Autor: Ilir Salihu


    Gjithçka nisi në moshën 5-vjeçare, kur i ati i tij, Avniu, e dërgoi për herë të parë në një shkollë të futbollit.

    Besfort Zeneli, vëllau i Arbër Zenelit është duke u rritur si futbollist te klubi suedez Elfsborg, derisa pritshmëritë janë të mëdha që ai në të ardhmen e afërt t’i bashkohet ndonjë top klubi evropian.

    Të gjithë e njohim Arbër Zenelin, cilësitë që posedon dhe golat e tij me Kombëtaren e Kosovës do të mbesin gjatë në mendjet e kosovarëve, sidomos ai hat-triku kundër Azerbajxhanit në Prishtinë, por në të ardhmen e afërt mund ta shohim edhe Besfortin duke luajtur për ‘Dardanët’, raporton Reporteri.net

    Rezultate imazhesh për arber zeneli hattrick
    Festa e Arbër Zenelit pasi shënoi hat-trik ndaj Azerbajxhanit.

    Besforti është 16 vjeçar dhe është duke shkëlqyer me të rinjtë e Elfsborgut, ku në këtë edicion ka statistika të frikshme, duke shënuar 12 gola dhe asistuar në 19 raste për bashkëlojtarët e tij.

    Rezultate imazhesh për besfort zeneli
    Besfort Zeneli në aksion me klubin e tij Elfsborg.

    Besforti, bashkë me Arbërin e babain e tij kanë dhënë një rrëfim ekskluziv për Gazetën Online Reporteri.net

    Avni Zeneli, babai i futbollistëve, tregon se i kishte dërguar qysh në moshë të re djemtë e tij për t’u stërvitur dhe ka zbuluar se cili është më i mirë në sytë e tij.

    Arbëri dhe Besforti si fëmijë.

    “Edhe Arbërin edhe Besfortin i kam dërguar në shkolla të futbollit kur kanë qenë vetëm pesë vjeçar. Të dy kanë stil pothuajse të njëjtë të lojës, madje është shumë e vështirë t’i dallosh në fushë.

    “Arbëri është më i shpejt, por teknikisht, mendoj se për një nuancë më i mirë është Besforti,” ka thënë Avni Zeneli për Reporterin.

    Besforti ka një ëndërr që synon ta bëjë realitet në të ardhmen e afërt, atë të të luajturit për gjigantin evropian, Ajax, të cilët hiç më larg se para 6 muajve luajtën në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Aktualisht jam duke kaluar në një formë të mirë te Elfsborg, ku jemi në vendin e dytë në tabelë, derisa janë edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit. Pozita ime është mesfushor ofenziv, por mund të luaj edhe si sulmues dhe në këtë sezon kam shënuar 12 gola dhe kam bërë 19 asiste” ka thënë Besforti.

    “Klubi në të cilën ëndërroj që të luaj një ditë është Ajaxi,” shtoi tutje 16 vjeçari.

    Ajax, klubi i ëndrrave për Besfort Zenelin.

    Ylli i Elfsborg akoma nuk ka pasur ftesë nga ndonjëra prej grupmoshave të Kosovës, por e pranon se një ditë do të dëshironte që të luante përkrahë vëllaut të tij, Arbërit tek Kombëtarja Dardane.

    Fotografia e Besfort Zeneli
    Arbër Zeneli me çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ 2018 në Kosovë.

    “Ftesë nga Kosova nuk kam pasur akoma, por kurdo që do të vije unë do pranoja me kënaqësi që të përfaqësoj vendin tim.

    Vëllau i tij, Arbëri që po shkëlqente tek Reims, por momentalisht i lënduar, njëri nga lojtarët kyç te Kosova, beson se Besforti do ta ketë një të ardhme të ndritur dhe se është çështje kohe se kur do t’i bashkohet ndonjë kampionati shumë të fortë.

    “Me formën që po kalon Besforti në të ardhmen do të jetë pjesë e ndonjë klubi nga top kampionatet evropiane,” ka thënë Arbër Zeneli për Gazetën Online Reporteri.net

    Besfort dhe Arbër Zeneli.

    Arbëri kohë më parë në një intervistë kishte thënë se Besforti është më i mirë se ai dhe se ëndërron që një ditë të luajë bashkë me të tek Kosova.

    “Kam edhe vëllaun tim që është 16-vjeç, Besforti, që luan me Elfsborgun dhe është më i mirë se unë në atë moshë. Është ëndrra ime të luaj një ditë me të për Kosovën. Pastaj, emocionalisht, ky është trofeu më i madh që mund të fitoj ndonjëherë,” kishte thënë kohë më parë në një intervistë ylli i Dardanëve.

     

    View this post on Instagram

     

    ?

    A post shared by @ bzzeneli on

    Por, ai tani thotë se është pak herët që Besforti të vije te Kosova pasi duhet pritur që të shpërthejë me skuadrën e parë të Elfsborgut, ani pse këtë sezon ka shënuar shifra të frikshme.

    “Sipas mendimit tim është pak herët të flasim për Kombëtare, të presim edhe pak deri në momentin kur do të shpërthejë me skuadrën e parë të Elfsborgut,” përfundoi Zeneli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!