×
  • Sport
  • Sport

    Njihuni me gruan e parë që synon të fitojë garën Formula 1

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 20:05

    Alice Powell është një pilote garash, 26 vjeçare, e cila dëshiron të jetë femra e parë që fiton Formula 1. Në një intervistë për “The Sun”, ajo rrëfeu se si lindi pasioni për makinat dhe garat.


    “Adrenalina, unë fitova në Go-Kart (lojë me gara) në shpejtësi të rrezikshme. Kur isha vetëm nëntë vjeçe, isha e vendosur të fitoj pasi kisha dëgjuar një njeri që i thoshte djalit të tij se ai nuk mund të rrihej nga një vajzë”, tha ajo.

    Gjatë gjithë jetës, Alice ka patur vetëm një aksident, i cili nuk i rrezikoi jetën e as pasionin për të garuar.

    “Fatmirësisht, unë pësova vetëm një aksident, kur isha 14 vjeçe dhe përfundova në spital. Lëndova qafën, por nuk ishte dëm serioz.

    Pas pranimit në serinë e Michelin Ginetta Junior Championship, unë shpejt kalova në gara me makina sportive deri në 110mph shpejtësi dhe fitova çmime.

    Kur isha 17 vjeçe, u bëra femra e parë dhe shoferja më e re që fitoi Formula Renault Race në Britaninë e Madhe në një veturë të vetme me shpejtësi deri në 140 mph”, rrëfeu Alice.

    Mbështetja financiare ishte e vështirë, por në mars të këtij viti, ylli i F1, David Coulthard vendosi ta financonte privatisht. Qëllimi i tij ishte të vendosej për herë të parë në podiumin e Formula 1.

    “Nuk mund ta besoja kur thanë se unë do të isha zgjedhur me 17 shoferët e tjerë femra nga e gjithë bota. Gara jonë e parë ishte në Gjermani në maj, ku dola e dyta. Pastaj disa javë më vonë, kam fituar një vend tjetër në podium në Belgjikë, ku u rendita e treta.

    Tani kemi vetëm tre gara më shumë para finales së kampionatit në gusht në Brands Hatch në Kent”, tha Alice.

    Por kjo nuk i mjafton. Ajo do të punojë fort që të arrijë në podiumin e F1 dhe ka mbështetje maksimale prej të fejuarit James.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!