Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli ka njoftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që jetojnë afër stadiumit Fadil Vokrri se nuk do të lejohet asnjë veturë afër përreth stadiumit.
Feronikeli zhvillon nesër duelin për rrethin preliminary të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës Lincoln Red Imps, shkruan Reporteri.net
Ky është njoftimi i plotë i klubit:
“Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve të rrethit preliminar të Champions League, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që jetojnë afër stadiumit “Fadil Vokrri”.
Për rreth stadiumit, nuk do të lejohet parkingu për asnjë veturë, prandaj këshillojmë që të gjendeni me lokacione tjera.
Fluksi i tifozëve pritet të jetë i madh dhe gjatë ditës së martë, është i ndaluar parkingu për rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.”
Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 20:45./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.