Nigeriani Kamaru Usman mbron titullin kampion bote në peshën “welterweight” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse.
Ai mundi me “KO teknik” në raundin e pestë dhe të fundit amerikanin Colby Covington. Sfida mes tyre u zhvillua mëngjesin e sotëm në Las Vegas e vlefshme për eventin UFC-245.
Një përballje që po shkonte drejt fundit dhe ku Covington e Usman po bënin një duel të jashtëzakonshëm, me grushte e shkelma, ku fituesi dukej në dilemë. Por Usman arriti të lëshojë disa grushte në raundin e fundit, duke detyruar gjyqtarin të ndalë para kohe duelin dhe t’i japë atij fitoren.
Usman mbron kështu titullin kampion bote, duke korrur suksesin e 16-të në karrierën e tij, e 15-ta radhazi, ndërkohë që ka vetëm një humbje. Ndërsa për Covington, i preferuari i presidentit amerikan Trump, që e ka konsideruar patriot, kjo është humbja e dytë në karrierë (ka edhe 15 fitore).
Kamaru Usman KO’s Colby Covington in the 5th round…#UFC245pic.twitter.com/r3vHXrzASV
— SMH (@BTCballer1) December 15, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.