×
  • Sport
  • Sport

    Nokautohet Ilir Latifi, kundërshtari ia humb vetëdijen me disa goditje të tmerrshme

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 16:08

    Volkan Oezdemir ka arritur të triumfojë në duelin ndaj Ilir Latifit.


    Ndeshja e kategorisë së lehtë në MMA i takoi turkut me pasaportë zvicerane, pasi në raundin e dytë e nokautoi shqiptarin me nënshtetësi suedeze, Ilir Latifi.

    Volkan ishte në formë të jashtëzakonshme pasi dominoi ndaj Latifit nga fillimi deri në nokautim.

    Por pas përfundimit të meçit, Volkan ka treguar gjithë respektin e tij për shqiptarin Latifi.

    “I gjithë respekti im shkon për Ilir Latifin. E gjitha sonte ishte vetëm biznes. E bëra punën time, fitorja tani është këtu, vazhdojmë tek tjetra”, ka shkruar Volkan në profilin e tij në Instagram.

    Kujtojmë që Ozdemir dhe Latifi janë miq shumë të mirë dhe këtë luftë nuk e dëshiruan asnjëri, por puna është punë dhe është dashur të ndeshen mes vete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!